Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Antony, lëri marrëzitë! Gabon nëse mendon se je Ronaldinho apo Zizou”

Dimitar Berbatov ka një mesazh për Antony, brazilianin që i ka kushtuar 100 mln euro Manchester United. “Djajtë e Kuq” e mbajtën 5 ndeshje jashtë sulmuesin e djathtë për shkak të akuzave për dhunë nga “ish”-i i tij.

Ndërkohë që ka filluar të luajë në sfidat e fundit me skuadrën angleze, që nuk po kalon një moment aspak të mirë. Në Premier League, por edhe në Champions League.

Antony duhet të kuptojë se sa herë del në fushë duhet të justifikojë besimin që i ka dhënë Erik ten Hag. Kur dikush beson tek unë, atëherë nuk dua ta zhgënjej atë apo ekipin.

Por deri tani gjërat nuk kanë shkuar mirë për Antony. Ndaj këshilla ime është të luajë thjeshtë, pa i komplikuar gjërat.

Lexo edhe: 

Kur fillon të mendosh se je Ronaldinho apo Zidane, vuan edhe më shumë gjatë situatave të vështira në ndeshje.

Antony: mos u mundo të bësh marrëzira që nuk e ndihmojnë ekipin. Nëse je kaq i shpejtë, përfito nga kjo për të bërë pasime vendimtare dhe për të shënuar gola”, u shpreh ish-sulmuesi bullgar.

Berbatov luajti me Manchester United në vitet 2008-2012, gjatë së cilave fitoi 6 trofe, duke humbur edhe dy finale të Champions League. Të dyja kundër Barcelonës së Messit.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...