Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Antony ndihet i sigurt me Casemiron: Tip serioz, është mburoja jonë!

Rendimenti i Casemiro në ndeshjet e fundit me Manchester United nuk ka kaluar pa u vënë re. Sapo braziliani nisi të adaptohej me ritmin e Premier League, shtoi ndjeshëm sigurinë në mesfushën e trajnerit Erik ten Hag dhe tashmë lojtari që kushtoi 70 milionë euro në merkaton e verës, shihet si një titullar i padiskuueshëm i 11-tëshes.

Ndërkohë, edhe shokët e skuadrës ndihen më të sigurt me një si Casemiro në fushë dhe këtë e tregon Antony. Sulmuesi anësor shprehet se Casemiro është si një mburojë ndërsa shton se ai është një tip shumë serioz.

“Casemiro është një tip shumë serioz. Unë gjithnjë e them se ai është mburoja jonë në fushë. Casemiro është një tip që nuk pranon kompromise, mos prisni festa të çmendura kur ai të shënojë gola. Për këto Casemiro na hap rrugë ne sulmuesve”, tha Antony për sajtin zyrtar të Manchester United.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...