Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Anulimi i golit të Juves, shoqata e arbitrave shpjegon arsyen

Anulimi i golit të Milik në minutat e fundit të ndeshjes e Juves me Salernitanën solli një sërë reagimesh.

Shoqata e arbitrave ka reaguar në lidhje me vendimin e VAR dhe ka theksuar se arbitrat e kësaj ndeshjeje nuk e kanë pasur dhomën që shërben për të parë episode të tilla dhe si rrjedhojë nuk është parë qartë as rasti i Milik.

“Në lidhje me episodin që ka të bëjë me Juventus-Salernitana, nga  çfarë shihet në një video të publikuar në fund të ndeshjes, organi teknik i Can ka parë të gjitha imazhet e vëna në dispozicion të Var dhe Avar për  çështjen në fjalë, duke mos gjetur asnjë korrespondencë me videon në fjalë. Organi teknik i Can, i ka kërkuar shprehimisht kompanisë që ofron shërbimin teknologjik për VAR nëse dhoma në fjalë, e përcaktuar si taktike, ishte në dispozicion të stafit të VAR për ndeshjen e luajtur në stadiumin e Juventus. Përgjigja që u dha dhe përfundimi është se dhoma nuk ishte në dispozicion për VAR dhe për këtë arsye nuk ishte i përdorshëm nga arbitrat. Me atë që është saktësuar jemi të bindur se e kemi sqaruar episodin”-sqaron shoqata e arbitrave.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...