Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Anulohet miqësorja e luksit, Brazili kërkon dëmshpërblim nga kompania britanike

Më datë 11 qershor në Australi ishte parashikuar të luhej një miqësore luksi mes Brazilit dhe Argjentinës. Gjithçka ishte gati për ndeshjen mes dy rivalëve të përbetuar së Amerikës-latine, ndërsa kishte nisur edhe shitja e biletave.

Megjithatë, së fundmi, miqësorja është anuluar dhe kompania britanike, Pitch rrezikon të përballet me një gjobë të majme. Kjo pasi federata braziliane ka vendosur ta padisë ndërsa pretendon të arkëtojë deri në 1.500.000 dollarë për shkatërrimin e planeve të trajnerit Tite i cili kishte bërë gati edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këtë miqësore.

Tashmë, me anulimin e ndeshjes ndaj Argjentinës, pesë herë kampionët e botës do të luajnë vetëm dy miqësore përgjatë muajit qershor. E para është ajo e datës 2 ndaj Koresë së Jugut në Seul dhe më pas më datë 6 qershor në Tokio ndaj Japonisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...