Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Anulohet stërvitja dhe konferenca e Holandës një ditë para gjysmëfinales së EURO 2024

Holanda ka anuluar stërvitjen dhe konferencën për shtyp të planifikuar për pasditen e kësaj të marte pas një vonese në planet e udhëtimit të ekipit përpara gjysmëfinales të së mërkurës kundër Anglisë.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë Federata e Futbollit të Holandës, përmes një reagimi në faqen zyrtare ku thekson se anulimi i transportit me tren solli si pasojë vonesën e mbërritjes së skuadrës në Dortmund.

Lexo edhe:

“Skuadra holandeze nuk do të arrijë në Dortmund para kësaj mbrëmje. Holanda do të udhëtonte me tren nga Wolfsburg në Dortmund, por anulimi i kësaj forme transporti solli edhe anulimin e stërvitjes e të konferencës. Skuadra do të mbërrijë në Dortmund me aeroplan këtë mbrëmje në orën 21:20. Për këtë arsye, konferenca për shtyp në stadiumin e Borussia Dortmund me trajnerin Ronald Koeman dhe Nathan Ake, e cila për fat të keq ishte planifikuar për në orën 19:45 nuk mund të ndodhë në këtë moment duke kërkuar opsione të tjera”-bëhet me dije në njoftimin e federatës holandeze.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...