Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Apeli i presidentëve dhe “hija” e bojkotit

Për presidentët që kanë shpenzuar më tepër në Kategorinë Superiore një faktor i rëndësishëm është pamundësia financiare për të mbuluar kostot e një numri të denjë stjuardësh për t’iu përgjigjur situatave të mundshme. Kur nuk mund ta përballojnë Skënderbeu apo Kukësi, çfarë mund të thuhet për të tjerët, apo akoma më keq për kategoritë inferiore apo disiplinat e tjera sportive.

“Kompanitë e sigurisë private e kanë të pamundur për të garantuar sigurinë përballë turmave,” – thotë Gjici, dhe këtë herë flet edhe si pronar i një kompania të sigurisë private. Futbolli shqiptar u prezantua menjëherë me rrezikun e mungesës së policisë në stadiume në një Skënderbeu – Partizani të fillim kampionatit, ku tri pikët vlenin pothuajse vetëm për prestigj, imagjinoni se ç’mund të ndodhë në një derbi të kryeqytetit, apo në fund të sezonit, kur një ndeshje të jetë vendimtare për titullin, Europën apo më keq, mbijetesën.

Është e lehtë të imagjinosh edhe më dramatiken, por atëherë, nëse ndodh, do të jetë shumë vonë. Të parët që e kanë kuptuar rëndësinë e situatës janë vetë presidentët, apeli i tyre, për momentin, duket se ka rënë në vesh të shurdhër, ndoshta do t’u duhet të organizohen mes tyre dhe të kalojnë te veprat (bojkoti), që organet shtetërore të kuptojnë rëndësinë që ka qoftë edhe një javë e kampionatit për popullin. Askush nuk e dëshiron një javë pa futboll, por një plagë e rëndë si ajo e dhunës në stadiume, që kërcënon futbollin, kërkon edhe një kurë të hidhur. Në fund të fundit, më mirë një javë pa kampionat, sesa një tragjedi nesër në stadiume.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...