Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Apeli i Raonic: Ndryshoni kalendarin e ATP

Milos Raonic bën thirrje për një rishikim të kalendarit nga ana e drejtuesve të tenisit botëror. 26-vjecari kanadez qëndroi larg fushave të lojës për plot shtatë javë, pasi u operua në kycin e dorës së majtë, duke e cuar në pesë numrin e turneve ku nuk ka marrë pjesë këtë sezon, ndërkaq vlen të theksohet fakti që gjatë vitit 2017 tenisti me origjinë malazeze është tërhequr gjithashtu edhe nga dy turne të tjerë.

Raonic që e filloi vitin si numri 3 i botës tashmë ka rrëshqitur në pozicionin e 12, në klasifikimin e përgjithshëm ATP dhe tenisti kanadez pranon se ka pësuar më shumë se 12 dëmtime gjatë këtij sezoni. Nga Tokyo, ku është duke marrë pjesë në turneun e hapur të Japonisë, Raonic shpjegon se dëmtille të tilla kanë bërë që të mos përqëndrohet dot te loja e tij. Shtatlarti nga Podgorica shkon akoma më tej duke shtuar që dicka e tillë ka bërë që të mos mendojë shumë për të përmirësuar lojën në aspektin taktik, por thjesht të pyesë veten nëse është në gjendje për të zbritur në fushën e lojës ditën e ndeshjes, apo jo.

Në turin e parë në kryeqytetin japonez Raonic mundi bindshëm 6-3, 6-4 tenistin serb Viktor Troicki, sidoqoftë 26-vjecari rrëfen se një sezon i ngjeshur, i shtrirë në harkun e 11 muajve është shndërruar në problem si për meshkujt ashtu edhe për tenisin e femrave. Numri 12 i botës thekson madje faktin që edhe vetë dyshja Federer – Nadal përpara se të gllabëronte gjithë titujt e rëndësishëm të këtij viti u shkëput për shumë muaj nga aktiviteti, pikërisht për shkak të problemeve me dëmtimet.

Raonic pranon që tenisi është një sport tepër i lakmuar që të jep mundësinë për të vizituar vende të shumta anembanë rruzullit, por ai mendon që kalendari, shtrirja e sezonit, shpërndarja gjeografike dhe rëndësia e turneve për lojtarët më të mirë meriton të rishikohet. Tenisti kanadez pranon vështirësitë e këtij sporti, ku përfshihen ndeshjet e shumta, koha e pakët për të rikuperuar energjitë në aspektin fizik, udhëtimet e shpeshta apo dhe distancat e gjata, nga njëri turne në tjetrin, megjithatë Raonic qartëson se pavarësisht problemeve është i vetmi sportist nga tenistët kryesorë të vitit të kaluar që vazhdon të luajë në këtë sezon. Në fakt Murray, Djokovic, Wawrinka dhe Nishikori e kanë mbyllur prej kohësh vitin tenistik dhe Raonic beson se duke lënë mënjanë golfin asnjë sport nuk është kaq i pamëshirshëm në aspektin e pushimeve sa c’është tenisi.

Tenisti kanadez këtë vit paraqitet në Tokyo si numri tre i aktivitetit, turne ku në fakt Raonic numëron plot tre finale të humbura, gjithsesi tenisti me origjinë malazeze është tërhequr në 3 nga 14 turnetë ku ka marrë pjesë gjatë vitit 2017, vit ku arritja më e madhe e tij konsiderohet finalja në Forida, në Delray Beach, ku amerikani Jack Sock fitoi trofeun pa shkëmbyer qoftë edhe një top të vetëm.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Featured

Marsel Ismajlgeci nuk është më lojtari i Tiranës. “SuperSport” mëson se kapiteni është larguar nga ekipi dhe do të transferohet në Bosnja dhe Hercegovina...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...