Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Aplikimi i Shqipërisë për finalet e Euro U21, SuperSport e zbuloi dy muaj më parë

FSHF njoftoi ditën e sotme se ka dorëzuar kandidaturën në UEFA për të pritur finalet e Euro U21 që zhvillohet në vitin 2027. Madje, sipas komunikimit të Federatës, Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të këtij eventi shumë të rëndësishëm.

Në fakt, lajmërimi i FSHF për të njoftuar kandidimin për të pritur finalet e Europianit të 21-vjeçarëve është një konfirmim i asaj që ishte publikuar më parë në SuperSport. Ekzaktësisht, lajmi se FSHF ishte në garë për të fituar të drejtën e organizimit të Euro U21 ishte publikuar në SuperSport më datë 15 mars, dy muaj më herët.

Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin

Sakaq, në njoftimin e Federatës në lidhje me organizimin e Euro U21 bëhet e ditur se në mungesë të numrit të stadiumeve atëherë pritet një bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Serbisë. Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit.

Lexo edhe: 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...