Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Apolonia fiton derbin e Myzeqesë dhe rikthehet zyrtarisht në Superiore pas 5 vitesh!

Pas Kastriotit, Apolonia e Fierit është skuadra e dytë që siguron edhe matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Ekipi i Artan Mërgjyshit triumfoi 1-2 në derbin e Myzeqesë ndaj Lushnjës duke blinduar vendin e parë në grupin B dy javë para fundit të sezonit në Kategorinë e Parë. Kjo ishte fitorja e 4-t radhazi për fierakët të cilët iu falën golave të sulmuesit të talentuar Gjata dhe Mihanës për t’u ngjitur në kuotën e 49 pikëve, pas 22 javësh kampionat. Për Lushnjën nuk mjaftoi goli i Brunild Pepës për të evituar humbjen me verdhëjeshilët që humbën edhe vendin e dytë që i çon play-off me këtë disfatë, pasi Pogradeci në krahun tjetër fitoi 2-0 ndaj Besës. Për t’u përmendur që sfida e zhvilluar në Roza Haxhiu nisi me 22 minuta vonesë për shkak të mungesës së ambulancës në stadium. Tashmë Apolonia e Artan Mërgjyshit do t’i luajë për “qejf” dy ndeshjet e fundit dhe do të nisë të mendojë për sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar aty ku rikthehet pas një mungese 5-vjeçare dhe do të kërkojë të mos jetë kalimtare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...