Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Apolonia ndryshon “timonier”, fierakët i besojnë ish-trajnerit të Bylisit

Drejtuesit e klubit të Apolonisë përfitojnë nga pauza aktuale e Kategorisë së Parë për të ndryshuar “timonier” për pjesën e mbetur të sezonit teksa skuadra kalon nën drejtimin e trajnerit Veljko Dovedan.

Rezultatet zhgënjyese në fillimin e sezonit që i rendisin fierakët në vendet e fundit të tabelës së klasifikimit, bëjnë që të shkëputet marrëdhënia me Mariglen Kulen e tashmë shpresat janë që nën urdhrat e teknikut serbo-boshnjak, ekipi të ndryshojë sjellje në fushë.

Kujtojmë se Dovedan e njeh mirë ambientin shqiptar duke qenë se drejtoi për tre vite skuadrën e Bylisit, madje duke zhvilluar paraqitje dinjitoze me ballshiotët që i riktheu në Superiore nga Kategoria e Parë. 68-vjeçari do të kërkojë të bëjë të njëjtin rrugëtim edhe me fierakët ndërsa më parë Dovedan ka trajnuar edhe grekët e Panachaiki dhe Niki Volou apo serbët e Sloga Krajevo dhe Temnic.

Deklarata e klubit të Apolonisë:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...