3 skuadra për ti shpëtuar dy vendeve të fundit në frontin e mbijetesës, me Bylis , Apoloninë e Skënderbeun të përfshira në vorbullën e rrezikshme që të thith në kategorinë inferiore. Për momentin me Bylis dhe Skënderbeun që dhanë sinjale pozitive në javën e fundit, stonon Apolonia. 4 humbje rradhazi, dhe ajo me fqinjët e vegjël nga Ballshi, që peshon në skuadrën fierake, si për sa i përket rezultatit por mbi të gjitha edhe për mënyrën se si u vendos. Ishte një takim ku diktoi qartazi agresiviteti sportiv i Bylis, që vinte në atë përballje me vetëdijen e qartë të një ndeshjeje vendimtare, Apolonia, që kishte luajtur mjaft mirë ndaj skuadrae si Vllaznia, Teuta apo Tirana, përballë formacionit të Dovedan u shfaq në vështirësi pa mundur të dalë në lojën e saj.
Arsyeja, kjo ishte një përballje e drejtëpërdrejtë e profilit të vecantë, ku mbi të gjitha vendos forca dhe shpirti i garës, jo se Apolonisë i mungoi, por ajo që nuk pati ishte ndoshta vizioni i duhur për një sfië trë tillë, ku të duhet të jesh paksa “i keq” në aspektin sportiv, të luftosh cdo duel me cinizëm dhe mbi të gjitha të asfiksosh kundërshtarin, një rrafsh ky Bylis ishte dukshëm superiore, falë edhe eksperiencës së lojtarëve që e njohin kampionatin apo dhe frymës së diktuar nga trajneri. Për Apoloninë mund të jetë dhe një leksion në të arhdmen, skuadra ka në gjirin e saj talente premtues, por kjo është një garë mbijetese, në një kampionat të vështirë ku nevojitet pak më tepër nerv dhe cinizëm, gjithmonë në aspektin sportiv.
