Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Apolonia-Teuta, sfidë e lehtë në letër për durrsakët por…!

Fitorja në supersfidën ndaj Laçit të shtunën e shkuar e katapultoi Teutën në kreun e renditjes dhe tashmë detyra më e vështirë është për ta mbajtur pozicionin numër 1. Trajneri Edi Martini e tha menjëherë pas fitores kundër bardhezinjve që tashmë Teutën e presin dy ndeshje shumë të vështira ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut. Sfida e radhës është në Fier përballë ekipit që vërtet ka vendin e fundit, por që ka treguar gjatë këtij sezoni se e ka aftësinë për të bllokuar këdo kundërshtar.

Tekniku i “djemve të detit” e ka të konturuar formacionin edhe pse shqetëson ende dëmtimi i Kouros, gjithsesi performancat e Jackson kanë qënë mjaft të mira deri më tani. Në sulm forma e bekuar e Dejvi Bregut është arma më e fortë për Teutën. Durrsakët nuk humbasin prej 10 ndeshjesh duke përfshirë edhe Kupën dhe synojnë fitoren e radhës në “Loni Papuçiu”.

Ndërkaq që Apolonia duket se dalëngadalë po merr rrrugën e kthimit në Kategorinë e Parë. 12 ndeshje pa fitore ndër të cilat 7 humbje kanë bërë që diferenca me zonën play-out të jetë 9 pikë, që në këtë oment të kampionatiti duken shumë vështirë të rikuperueshme për bardhëjeshilët, gjithsesi nëse fierakët dëshirojnë të qëndrojnë në luftë duhet të fitojnë me skuadrën e vendit të parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...