Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Aquah përfundon në Sllovaki, LASK e shet te Dunajska Streda

U mendua se do ta vazhdonte karrierën në Austri te skuadra e LASK Linz, por ish mesfushori i Tiranës, Ruben Akuah zyrtarizon firmën e dytë brenda pak orëve në një skuadër tjetër. Një skenar i paparashikueshëm dhe befasues për afrikanin që ka ndryshuar mendim duke zgjedhur aventurën sllovake dhe jo atë austriake. Edhe se u mendua se LASK do të ishte destinacioni përfundimtar, pak orë më vonë Aquah nënshkroi për Dunajska Streda ku do të luajë gjatë 4 viteve të ardhshme.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij vendimi, por tashmë është e sigurt që 20-vjeçari ganez nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. Me largimin e Aquah, Tirana humbet një tjetër element me vlera të mëdha edhe pse gjatë sezonit të fundit ai nuk arriti të kontribuonte për të mbajtur skuadrën në Kategorinë Superiore. Bashkë me Aquah, Tirana ka humbur disa nga lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar, duke nisur nga fillimi punën për ndërtiin e një skuadre që do të kërkojëmrikthimin e menjëhershëm mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...