Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arabët nuk ndalen, pas Benzemas në sulm për futbollistin e Chelseat

Klubet e Arabisë Saudite kanë nisur të investojnë fuqishëm në merkato. Ai që çeli lëvizjet e bujshme drejt Lindjes së Mesme ishte Cristiano Ronaldo që u transferua te Al-Nassr, ndërsa tashmë është mbyllur edhe transferimi i Karim Benzema te Al-Ittihad.

Objektivi i radhës është Lionel Messi, ndërsa së fundmi në skenë del edhe emri i një Kampioni Bote si N’golo Kante. Emisarë arabë të klubit të Al-Ittihad kanë mbërritur në Londër për t’i paraqitur një ofertë zyrtare mesfushorit teksa besohet shifra që do t’i ofrohet Kante si pagë sezonale, arrin në shumën e 100 milionë eurove, ku të përfshira janë edhe të drejtat e imazhit.

Lexo edhe:

Në fakt, Kante i dha prioritet rinovimit të kontratës me Chelsean dhe palët ishin pranë marrëveshjes në muajin mars, por një dëmtim i lojtarit bëri që drejtuesit anglezë të tërhiqeshin. Kështu, Al-Ittihad përfitoi dhe është shumë pranë transferimit të Kante që së bashku me Benzema do t’i shtonte edhe më shumë prestigj kampionatit arab.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...