Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arabia Saudite depoziton në FIFA kërkesën formale për organizimin e Botërorit 2034

Federata e Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF) i ka dërguar FIFA-s një deklaratë të nënshkruar mbi qëllimin e saj për të paraqitur kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2034.

Dërgimi i këtij dokumentacioni, i firmosur nga Yasser Al Misehal, president i SAFF, është konfirmimi zyrtar i njoftimit të bërë të mërkurën e kaluar dhe i angazhimit të vendit për të hyrë në procesin e kandidimit të vendosur nga FIFA.

Lexo edhe: 

Rritja e futbollit

Sipas federatës së vendit aziatik, ky projekt “pasqyron objektivat e kombit për të hapur mundësi të reja për futbollin në të gjitha nivelet dhe angazhimin e tij për të mbështetur rritjen e lojës së bukur në të gjitha cepat e planetit.

Frymëzuar nga transformimi social dhe ekonomik i Arabisë Saudite brenda kornizës së Vizionit 2030, si dhe nga dashuria e gjatë e vendit për lojën e bukur, oferta e Arabisë Saudite 2034 synon të mirëpresë botën në Mbretëri dhe premton një ngjarje emocionuese dhe të paharrueshme për tifozët”, shton ai.

Në njoftimin e saj, SAFF kujton se sapo deklaroi qëllimin e saj, më shumë se 70 shoqata të FIFA-s nga e gjithë bota premtuan publikisht mbështetjen e tyre, si dhe se shumë ngjarje ndërkombëtare sportive në kategorinë e femrave dhe të meshkujve janë zhvilluar në Arabinë Saudite.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...