Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arabia ‘toka e premtuar’, joshet edhe futbollisti i Romës

Arabia 'toka e premtuar', Spinazzola drejt Al Hilal
Arabia 'toka e premtuar', Spinazzola drejt Al Hilal

Arabia Saudite po shndërrohet në ‘tokën e premtuar’ për shumë futbollistë, teksa pas Cristiano Ronaldos në janar, këtë verë janë transferuar atje edhe emra si Koulibaly, Kante, Mendy, Benzema, etj.

Por nuk mbaron këtu, pasi skuadra e Al Nassr është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të mesfushorit kroat të Interit, Marcelo Brozovic, që është joshur nga milionat arabe për t’u larguar nga futbolli europian.

Së fundi, edhe anësori italian i Romës, Leonardo Spinazzola ka marrë një ofertë mjaft joshëse për t’u bashkuar me arabët e Al Hilal. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësit i është ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ose më shumë se 3-fishi i asaj që merr aktualisht re Roma.

Lexo edhe:

Vetë mbrojtësi anësor duket i gatshëm të ‘fluturojë’ drejt Arabisë Saudite, por pritet që Al Hilal të gjejë akordin edhe me Romën, që në kushtet aktuale do të ishte gati të hiqte dorë në rast të një oferte prej 10-15 milionë eurosh.

Vlen të theksohet se në rreshtimin 3-4-2-1 të Mourinhos, në krahun e majtë mund të aktivizohen edhe futbollistë të tjerë si Vina, Zalewski e El Sharawi, ndaj divorci me Spinazzolën nuk do të ishte shumë I dhimbshëm për verdhekuqtë.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...