Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Arapi: E nisëm lojën siç donim, kam lojtarë me eksperiencë për situatën në kampionat

Trajneri Renato Arapi foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport pas barazimit 1-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Durrsakët nuk ia dolën të preknin finalen, teksa tekniku theksoi se e nisën lojën siç donin duke shënuar gol, ndërsa shton se iu mungoi edhe fati.

“E nisëm lojën siç donim, ishte objektivi jonë edhe duke rriskuar pak. Pas golit na mungoi edhe fati, por ne pësojmë shumë lehtë. Jam i kënaqur me ekipin, tani duhet të shikojmë para. Laçi u tërhoq dhe donim të merrnim krahët e të sulmonim me harkime, patëm momente me L.Vilën por nuk ia dolëm të shënonim”.

Situata në kampionat? “Me këtë që treguam sot, atëherë mund të bëjmë edhe më mirë. Në klasifikim jemi në një moment të vështirë, por kam lojtarë që janë me eksperiencë dhe mund të na shërbejnë në këtë moment të vështirë”, u shpreh Arapi.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...