Kategoria Superiore

Arapi: Fitojmë ndaj Partizanit dhe mbyllim llogaritë për titullin

I dëmtuar në sfidën ndaj Vllaznisë në Shkodër, Renato Arapi ndoqi Teutën për dy ndeshje radhazi nga tribuna, por është rikuperuar plotësisht për takimin vendimtar ndaj Partizanit dhe sot ishte në krah të trajnerit Edi Martini.

Kapiteni i durrsakëve pranoi rëndësinë e përballjes me “të kuqtë” dhe theksoi se Teuta do të luajë për të marrë tre pikët, pasi vetëm kështu mbyll thuajse përfundimisht llogaritë për titullin kampion.

Si është gjendja fizike, pasi vini pas një dëmtimi?
Gjendja ime është e mirë, pas ekzaminimeve të fundit që kisha dhe shpresoj që ta nis ndeshjen nga fillimi.

Si ju është dukur skuadra në dy ndeshjet e fundit nga jashtë fushës?
Këto dy ndeshje që e kam parë skuadrën nga jashtë më ka pëlqyer shumë, sepse kemi arritur të zhbllokohemi dhe kemi shënuar shumë gola. Shpresoj që të jemi në momentin e duhur për ta përballuar si duhet këtë sfidë.

Sa e rëndësishme është përballja me Partizanin?
Është një ndeshje shumë e rëndësishme sepse në rast të një fitoreje tonë, shumë gjëra mund të mbyllen, por duhet parë si një ndeshje e radhës dhe presioni të kalojë nga ekipi i Partizanit, sepse ata janë skuadra që duhet me patjetër ta fitojnë këtë sfidë. Ne do të hyjmë në fushë si gjithmonë, për të fituar këtë ndeshje.

Ju tremb fakti që Partizani ka sulmin më të mirë të kampionatit?
Futbolli është një lojë kolektive, pavarësisht se ato kanë shumë kualitete në pjesën sulmuese. Me grupin tonë që kemi, i kemi përballuar të gjitha sfidat nga fillimi e deri tani. Fati deri tani ka treguar se në tre ndeshje që kemi luajtur ndaj Partizanit, nuk ka fituar asnjë herë. Shpresojmë që të bëjmë mirë edhe këtë ndeshje. Lufta do të jetë deri në ndeshjen e fundit.

Si është të fitosh titullin me skuadrën e vendlindjes?
Është një ndjesi e veçantë, është një qytet që ne jemi rritur me ekipin e Teutës, e kemi ndjekur. Unë i kam akoma në memorie vitet 1994 kur Teuta është shpallur kampion dhe shpresojmë ta bëjmë ëndrrën realitet.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency