Kategoria Superiore

Kapiteni i Teutës, Arapi: Jemi entuziastë për rikthimin, besojmë te vendi i dytë

Entuziazëm! Kjo është fjala që e përshkruan më mirë ristartin zyrtar të përgatitjeve tek Teuta. Pavarësisht se disa herë “djemtë e detit” janë përgatitur me grupe të diferencuara, ata e kanë pritur me durim rinisjen e seancave stërvitore me kapacitet të plotë, këtë fakt e konfirmon kapiteni dhe një prej liderave të skuadrës bregdetare, Renato Arapi.

“I shoh të gjithë djemtë entuziastë për rikthimin në stërvitje, pasi kemi kaluar në periudhë të vështirë. Janë të gjithë në humor dhe të angazhuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për sprintin final të sezonit”, tha Arapi.

Përvoja e ka bërë të kuptojë se koha është e shkurtër për të qenë plotësisht gati më 3 qershor, megjithatë sipas 33-vjeçarit, Teuta do të tentojë maksimumin për të qenë në formën e pretenduar.

“Duhet të kishim më shumë kohë për stërvitje, por besoj se do të arrijmë një farë niveli për të përballuar me sukses pjesë ne mbetur të sezonit”, u shpreh kapiteni i “djemve të detit”.

Sot “djemtë e detit” kanë 4 pikë më pakë se Kukësi i vendit të dytë dhe në kuptimin figurativ në horizontin e bregdetit të Durrësit është pikërisht ai pozicion.

“Çdo gjë që e lejon matematika, nuk është e paarritshme, por ne do të provojmë deri në fund për ta mbyllur sezonin në vendin e dytë, pasi vetëm Tirana është disi e shkëputur”, tha futbollisti.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency