Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arapi: Mund të kthehem në Shqipëri, Panucci të thërrasë lojtarët e momentit

Emri i Renato Arapit është përmendur shpesh gjatë periudhës së fundit. Disa klube të rëndësishëm të Kategorisë Superiore kërkojnë ta rikthejnë në atdhe 31-vjecarin, madje kanë dalë në skenë edhe oferta, megjithatë është vetë lojtari durrsak ai që sqaron se për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt me klubet shqiptare

“Kontakt konkret ose ofertë konkrete nuk kam pasur nga asnjë klub shqiptar. Gazetat bëjnë punën e tyre, por mua nuk më ka kontaktuar askush”, deklaroi Arapi.

Sezoni i dytë me fanellën e Bolusporit në Turqi ishte mjaft pozitiv në aspektin personal duke i shkuar shumë pranë ngjitjes në Superligë, megjithatë aventura me klubin bardhekuq ka përfunduar dhe aktualisht në tryezën e Renato Arapit janë dy oferta nga klube turke, nëse nuk gjendet akordi atëherë mund të ketë një rikthim në Shqipëri

“Te Boluspori e kam mbyllur, por kam dy oferta nga klube të tjera turke dhe menaxheri im po merret me to. Varet se si do jenë kushtet financiare, pasi ky është aspekti më i rëndësishëm tani. Nëse nuk do jem i kënaqur, do të shoh mundësinë e rikthimit në Shqipëri”, thotë Arapi.

Ish lojtari i Skënderbeut e ka provuar edhe pse për pak kohë fanellën kuqezi. Zëvendësimi i Agollit nuk është detyrë e thjeshtë, por Arapi nuk i kursen kritikat ndaj trajnerit Christian Panucci.

“Ai pozicion është shumë i vështirë për t’u zëvendësuar, sidomos pas ikjes së Ansit. Unë kohët e fundit kam luajtur më shumë në qendër, por nuk është se nuk e bej dot. Gjithsesi mendoj se Panucci duhet të grumbullojë lojtarët e momentit, ata që kanë minuta në këmbë. Vetëm kështu mund të nxjerrësh ndeshje të mira”, u shpreh Renato Arapi.

Mbrojtësi fitoi 6 tituj kampion me Skënderbeun, përpara se në vitin 2016 të transferohej tek Boluspori në kampionatin turk.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...