Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Arapi: Ndaj Granadës jo si inferiorë, këtë sezon jemi pretendentë për titull

Më 14 shtator 1995, Teuta luante kundër Parmës për Kupën e Kupave. 25 vjet më pas, ajo ndeshje kujtohet ende si përballja më e madhe e durrsakëve në Europë, edhe pse fundi nën rrebeshin e “Qemal Stafës” ishte i hidhur me një humbje 0-2.

Tanimë në Kupën Uefa, përballë Teutës do të jetë Granada. Pandemia ka ndryshuar dhe formatin e kompeticioneve europiane, pasi do të luhet me një ndeshje teke, një sfidë ndaj një gjiganti spanjoll, nga ato që mund të lënë shenjë për të gjithë karrierën ose jetën, si ajo sfidë me Parmën e 1995.

Këtë thekson dhe përpara duelit, kapiteni Renato Arapi, që motivimin e lojtarëve në dhomat e zhveshjes kërkon ta gjejë pikërisht te rëndësia e këtyre 90 minutave.

“ne të gjithë i dimë vlerat e kampionatit spanjoll dhe të ekipit të Granadës, që është shumë i fortë. Megjithatë kjo nuk na heq ne të drejtën që të hyjmë në fushë për të bërë maksimumin, por me kushtin që të mos luajmë si inferiorë”, u shpreh kapiteni i durrsakëve.

Ndaj Granadës nuk është e thjeshtë, diferencat janë të mëdha, por e rëndësishme për Arapin është të mos nisesh inferiorë, pasi futbolli, është një top, dy porta, dhe dy skuadra kundërshtare, ku në fund jo detyrimisht mund të triumfojnë paratë.

“Kjo është nga ato ndeshje, që sido që të shkojë rezultati, nuk humbet, pasi të mbetet në memorie dhe shpresoj që të na mbetet në kujtesë për mirë”, deklaroi Arapi.

Nga Europa te kampionati. Sezonin që sapo u mbyll i dhuroi Teutës një kupë dhe një Superkupë. Oreksi vjen duke ngrënë dhe në sezonin e ri, Teuta kërkon që të servir titullin.

“Ekipi ka shumë cilësi dhe harmoni, ndaj unë personalisht besoj se do jemi pretendentë për titullin kampion këtë sezon’, deklaroi mbrojtësi durrsak.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...