Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Arapi në Zona Gol: 2 ndeshjet e radhës deçizive në garën për titull, Rustem Hoxha duhet të kapë kombëtaren!

Fitorja e tretë radhazi në kampionat, ajo ndaj Tiranës e afroi akoma më shumë me kreun e renditjes Teutën e Edi Martinit që tashmë po kalon një moment të shkëlqyer forme dhe është vetëm 5 pikë larg vendit të parë. Në një intervistë për emisionin Zona Gol, qëndërmbrojtësi durrsakëve Renato Arapi foli për ecurinë e Teutës në këtë kampionat, për sfidën ndaj Tiranës ndërsa komentoi edhe golin e Valentino Muratajt ndaj Kukësit.

“Mendoj se lojtari i Partizanit nuk duhet të kishte shënuar gol, por pastaj bënë gjënë e duhur duke lënë golin. Më e bukura do të ishte nëse Partizani do ta kishte shënuar vet golin. Kthesa jonë edhe sezonin e kaluar erdhi ndaj Tiranës. Kur fiton ndaj një skuadre 3-4 edhe besimin rritet akoma më shumë”.

“Këto 3 fitore na kanë sjell besimin pasi tregon vazhdimsinë. Kjo fazë e 3 na ka kapur në moment të mirë dhe kam besim se do të vazhdojmë kështu. Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për ne pasi nëse fitojmë do të jemi deri në fund në garë për titull”.

“Problemi i golit është i mbartur, edhe pse sulmuesit nuk kanë shënuar, por na kanë ndihmuar shumë e në këto momente rëndësi kanë vetëm pikët. Shumica e kundërshtarëve që kanë ardhur në Durrës kanë tentuar të mbrohen, ndërsa kur luajmë në transfertë skuadrat janë të hapura e kemi më shumë hapësira”.

“Rasti i Grudës me portë bosh? “E kemi mbështetur Grudën dhe çdo lojtari tjetër. Të vetmen gjë i thash ishte në momentin e fundit që kishte mundësi t’ia pasonte Bregut. Për rastet e humbura nuk I thamë asgjë pasi rastet humben”.

“Rustem Hoxha? “Mendoj se e meriton një vend në Kombëtare pasi është sezoni i dytë që po tregon stabilitet”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...