Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Arapi nuk dorëzohet: Besojmë te vendi i katërt, Tirana pengu i vetëm

Teuta fitoi 3-1 ndaj Egnatias, duke e zgjatur në pesë serinë e ndeshjeve pozitive radhazi. Trajneri Renato Arapi foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli”Supersport, duke theksuar se ai dhe djemtë e tij do të tentojnë vendin e katërt deri në fund.

Vinim pas disa ndeshjeve të mira, më ngroh fakti që kemi vazhdimësi në lojë dhe rezultate. Nuk ishim për mbijetesë, do i bëjmë hyzmetin tre ndeshjeve të mbetura. Pse të mos pretendojmë edhe për vendin e katërt…

E nisëm ndeshjen shumë mirë. Ekipi ka treguar vetëbesim dhe vazhdimësi, në lojë dhe rezultate. Kemi gjetur stabilitet edhe për mënyrën e lojës. Po shohim edhe për lart në renditje, kështu u motivuam. Diferenca është 6 pikë, çdo gjë është e hapur. Pjesa më e madhe e lojtarëve besoj se do të qëndrojë edhe sezonin tjetër.

Na vjen keq për golin e pësuar, kemi pësuar shumë gola këtë sezon. Unë u fokusova te pjesa mbrapa kur erdha te Teuta. Një gjë e tillë kërkon kohë, por jemi munduar të përmirësojmë edhe sulmin, kemi luajtur me dy sulmues. Ka akoma vend për t’u përmirësuar, sidomos sa i përket përqendrimit deri në fund të ndeshjes.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Vllaznia-Kukësi? E mira do ishte një barazim, por mbetemi në lojë edhe nëse fiton ndonjëra. Kanë ndeshje me Tiranën, shpresoj që Tirana të tregohet profesioniste deri në fund.

Pengu? Ndeshja me Tiranën. Edhe me Vllazninë luajtëm mirë, por nuk krijuam shumë raste për gol. Kishim mundësi të fitonim ndaj Tiranës, sidomos në minutat e fundit. Por, futbolli është i tillë, i njeh gjithë rezultatet.

Peposhi? I është dashur pak kohë të përshtatet me ekipin. Po bën mirë prej disa ndeshjesh. Po punojmë edhe për sezonin e ardhshëm, kemi aktivizuar lojtarë të rinj. Pjesa më e madhe mund të qëndrojnë, besoj se do ketë edhe prurje nga merkato”, përfundoi trajneri i Teutës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...