Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Arapi: Të dyja ekipet janë në situatë të vështirë, në ekip mbizotëron entuziazmi

Trajneri i Teutës, Renato Arapi ka dalë ditën në konferencë për shtyp ku ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Dinamos. Tekniku i Djmeve të Detit ka theksuar se të dyja skuadrat vijnë nga situata të vështira në lidhje me rezultatet, megjithatë shton se në ekipin e tij mbizotëron entuziazmi.

“Situata është shumë optimale. Nga ana e mungesave jemi të qetë, pasi kemi grupin e plotë përveç Dajës. Atmosfera është shumë e mirë, si unë dhe Bledi jemi mësuar me sfida të reja dhe besoj se do jetë një përballje e bukur.

Për të dyja ekipet është një situatë paksa e vështirë. Nuk mund të flas për Dinamon, por mund të flas për Teutën. Pavarësisht rezultateve jo të mira në ekip mbizotëron entuziazmi dhe besimi çka na jep besim për ndeshjen e ardhshme.

Duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjet tona, për të rritur perfomancën në çdo ndeshje. Jemi munduar që të bëjmë pak ndryshime. Edhe nga mënyra e lojës, edhe në manovrat sulmuese, jemi munduar të ndryshojmë diçka dhe shpresojmë që t’i bëjmë ato që kemi kërkuar.

Gjithë këtë periudhë kemi punaur në aspektin taktitk, në mbrojtje, por koha është e shkurtër dhe siç e thash ato 2-3 gjëra shpresoj t’i kemi memorizuar dhe t’i shfaqim dhe në fushë. Me presidentin kam pasur kontakt dhe pas ndeshjes, por nuk mund të flasim për emra konkret, pasi jemi të fokusuar tek ndeshja dhe tek rikthimi tek fitorja sa më parë”, u shpreh Arapi.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...