Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Arapi: Vendi i parë nuk është surprizë, ndaj Partizanit kënaqemi edhe me barazim

Në krah të trajnerit Blendi Shkëmbi, në konferencën për shtyp të ditës së sotme u shfaq kapiteni i Teutës, Renato Arapi, i cili tha se kryesimi nuk është një surprizë për durrsakët, që tani synojnë maksimumin edhe në kryeqytet ndaj kampionëve në fuqi.

A është një surprizë për Teutën, fakti që renditet e para pas 6 javësh?
Nuk jemi shumë të surprizuar për pozicionin, pasi objektivi ynë ka qenë që të pretendojmë më shumë se sezoni i kaluar. Atmosfera është pozitive dhe pas fitores me Kukësin besimi është shtuar edhe më shumë. Ndeshja me Partizanin do të jetë një matës i forcave.

Besoni se mund t’ia dilni të merrni 3 pikët ndaj Partizanit?
Gjithmonë fitorja i kënaq të gjithë. Kur luhet në transfertë dhe ndaj një ekipi si Partizani, edhe një pikë është mirë. Do të thosha që ka harmoni, djemtë janë përshtatur dhe janë shumë mirë, ndaj i kemi mundësitë të pretendojmë për maksimumin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...