Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arben Dervishaj tregon punimet në “Arena Kombëtare”

Në “Arenën Kombëtare”, impiantin modern që po ndërtohet në truallin e “Qemal Stafës, punimet po vijojnë me ritme të larta. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, që është edhe përgjegjës për investimet për infrastrukturën në këtë institucion, në një intervistë për Top Channel theksoi se punimet e betonarmesë do të përfundojnë brenda muajit korrik.

“Puna po ecën me ritme të shpejta dhe besoj se brenda muajit, ose maksimumi 15 ditët e para të korrikut do të kenë përfunduar të tëra punimet e betonarmesë. Më pas do të vazhdojnë punimet në drejtime të tjera. Për dy-tre muaj do të mbyllet edhe pjesa e mbulimit të stadiumit, që për të thënë të vërtetën mbulimi është goxha i madh.”

Dervishaj theksoi se tashmë janë krijuar ambientet e dhomave të zhveshjes, apo sallës së konferencave. Sipas tij “Arena Kombëtare” të jetë gati për zhvillimin e ndeshjeve në mars të vitit 2019.

Shpresojmë që në fund të vitit ne ta kemi gati stadiumin për kolaudim. Do të duhet koha e nevojshme për provat, por stadiumi do të jetë gati besoj në fund të marsit 2019 për të luajtur.”

“Arena Kombëtare” është e nivelit “4 Elitë”. Aty mund të zhvillohen të gjitha ndeshjet, përveç finaleve të Champions League, Europa League apo kampionateve europiane, kjo për faktin se ka një kapacitet 22 mijë vendesh, që është nën kufirin e kërkuar nga UEFA prej 40 mijë vendesh.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...