Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Arbër Zeneli: Ibrahimovici, idhulli im, por dua fitoren ndaj Suedisë

Në krah të trajnerit Challandes, në konferencën për shtyp të përfaqësueses së Kosovës ishte Arbër Zeneli, për të cilën sfida me Suedinë është e veçantë, pasi në të kaluarën ka luajtur për moshat e kësaj skuadre.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Suedia është shumë e fortë dhe ka një lojtar klasi botëror sikurse është Zlatan Ibrahimovic. Por ne jemi këtu për tri pikë, të shohim çfarë do të ndodhë. Është një ndeshje speciale për mua, sepse kam luajtur për Suedinë prej moshës 15-vjeçare, por unë shikoj veç për fitore dhe e kam gjetur mënyrën time për të luajtur. Ne shkojmë në këtë ndeshje vetë për tri pikë”.

Përballja me Ibrahimovicin: “Ai është një lojtar shumë i mirë, është 39 vjeç por luan si të ishte 22. Jam i lumtur që Ibrahimovic po luan, ai ka hapur shumë dyer në Suedi për ne, lojtarët e rinj, që kemi filluar karrierën atje. Është një mundësi e mirë. Kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë. Ibra është idhull për mua”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...