Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arbëria fiton thellë ndaj Besës, ngjitet në krye

Arbëria është pa dyshim surpriza e këndshme e këtyre javëve të para në Superligën e Kosovës. Skuadra më qendër në Dobrajën e Madhe ka fituar thellë 0-3 ndaj Besës së Pejës, duke marrë kryesimin e kampionatit me 7 pikë, 1 shumë se Ballkani, që luan të dielën përballë Gjilanit në transfertë.

Ekipi i drejtuar nga Arbnor Morina shpërtheu në pjesën e dytë, duke shënuar të tre golat e sfidës. Të parin e realizoi Lluguqi në të 49-ën, për të vijuar me golin e ish-mbrojtësit të Partizanit, Labinot Ibrahimi, në të 70-tën, ndërsa llogaritë i mbylli Kashtanjeva tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

E nis me ambicie të mëdha Arbëria sezonin në Superligë, edhe pse ndoshta duhet të kalojnë edhe disa javë për të kuptuar forcën reale të kësaj skuadre. Gjithsesi, fitoret në dy takimet jashtë fushe dhe barazimi me një kundërshtare shumë të fortë si Prishtina janë indicie për të kuptuar që skuadra debutuese në Superligë do të garojë për shumë më tepër që qëndrimi në elitë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...