Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arbëria surprizon Trepçën ’89 në start, Dritës i shtyhen dy ndeshje

Nis me rezultatit surprizë sezoni i ri i Superligës së Kosovës. Në ndeshjen hapëse të edicionit 2020-2021, skuadra e sapongjitur në elitë, Arbëria, befasoi Trepçën ’89 në “Riza Lushta” me rezultatin 0-2.

Ekipi nga Dobraja e Madhe, i drejtuar nga Arbnor Morina, shënoi nga një gol në çdo pjesë, duke e nisur në mënyrë fantastike kampionatin. Autorë të golave ishin Kreshnik Bahtiri dhe Agron Llugiqi.

Nuk e kishte menduar këtë start Trepça ’89, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, që ndoshta edhe në këtë sezon të ri duhet të mendojë më shumë për qëndrimin në elitë sesa për pjesën e sipërme të tabelës.

Ndërkohë, Komisioni i Garave në Federatën e futbollit të Kosovës ka pranuar kërkesën e Dritës së Gjilanit për t’ia shtyrë dy ndeshjet e para të kampionatit, pasi kampionia në fuqi kërkon të jetë e fokusuar te ndeshje e raundit të tretë kualifikues të Europa League-s përballë Legias së Varshavës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...