Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Arbi Laçi: Shtyrja, vendimi më i drejtë, merkato e Tiranës…

Arbi Laçi, drejtori sportiv i Tiranës, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport foli për shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin, ndërkohë që u ndal edhe te merkato e bardhebluve. “Duke parë që 70% e fushës ishte në gjendje jo të mirë, vendosëm të mos luanim. Ishte një vendim i përbashkët i të gjithëve. Nuk është e mirë kjo që ndodhi, do duhet ta përgatisim nga fillimi. Për të mirën e të gjithëve u vendos të ndërpritej dhe të luajmë nesër”, tha Laçi fillimisht.

“Ne luajmë të dielën dhe kemi kohë mjaftueshëm për atë ndeshje. Edhe për ata (Flamurtarin) me shumë mundësi do luhet të dielën. Do jemi të gjithë në kushte të barabarta. Gjykuam të gjithë të ndërpritej, në mënyrë që të mos kishim dëmtime e probleme”.

“Kupa të luhej më parë?  Në draft kalendarin e propozuar ishte programuar një zgjatje sa më e madhe e ndeshjeve. Kampionati u shty, kurse Kupa tani. Kjo për të pasur një shtrirje të gjerë dhe për të luajtur terrenet. Ishte maksimumi që mund të bëhej, ose të luhej në ditë më të nxehta”.

“Merkato? Pas diskutimeve kemi analizuar gjërat që bëmë mirë dhe jo mirë. Duke pasur p[arsyesh organikën e plotë vendosëm që të ndërhyjmë vetëm lojtarë shqiptarë. Nuk kam parë ndonjë super aktivitet edhe të skuadrave të tjera, që pretendojnë më shumë. Po shohim ende, por duam më të mirë se këta që kemi. Nuk duam të bëjmë eksperimente. Po flasim me dy lojtarë që janë në kontratë me klube të tjera dhe po presim”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...