Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Arbitra shqiptarë në Ajax-Aston Villa, dy asistente femra debutojnë në Kategorinë e Parë

Arbitrimi shqiptar nga dita në ditë po njeh rritje në skenën e futbollit europian e botëror. UEFA dhe FIFA u kanë besuar arbitrave shqiptarë drejtimin e disa ndeshjeve në arenën ndërkombëtare.

Dhe sërish të enjten Enea Jorgji si kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë, dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt, do të vendosin drejtësi në ndeshjen e 1/8-ave në Conference League: Ajax-Aston Villa.

Lexo edhe:

Ky takim do të fillojë prej orës 18:45 në stadiumin “Johan Cruijff Arena”. Dhe arbitrat shqiptarë do të gjykojnë këtë sfidë të rëndësishme që do të transmetohet live në SuperSport 4.

Një tjetër lajm i mirë vjen edhe nga arbitret vajza. Në javën që sapo lamë pas në Kategorinë e Parë debutuan dy asistente femra. Mirjeta Salla në Bylis-Tomori dhe Edjena Kapxhiu në Flamurtari-Burreli.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....