Analizë

Arbitrat janë duke luajtur kampionatin e tyre më të mirë

Nga Ylli Aga

Të gjithë janë dëshmitarë se si protagonistët e futbollit të luajtur në të gjitha pronocimet e tyre nuk kanë patur deri më tani si kryefjalë ekipin e gjyqtarëve të Superiores. Ndonëse gabimet e tyre nuk kanë munguar, në çdo rast komentet ndaj tyre kanë qenë të rezervuara. Me kalimin e javëve edhe durimi, kryesisht i trajnerëve, ka mbërritur në limit dhe kritikat e para kanë mbërritur.

Për ta konfirmuar mjaftojnë fjalët e trajnerit të korçarëve Orges Shehi në përfundim të sfidës së humbur në shtëpi ndaj Luftëtarit (tha se gjyqtari kryesor ishte si autoshkollë). Rastet më të diskutueshme kanë marrë komente të shumta, veçanërisht penalltia e dhënë për gjirokastritët. Jo më pak edhe një pretendim i tyre për penallti në kohën shtesë, por më shumë se këto Shehin e ka irrituar kartoni i verdhë i dhënë ndaj Dejvi Bregut, qe do të sjellë pezullimin për ndeshjen e radhës.

Ndërsa një ditë më parë polemikat më të mëdha kishin ndodhur te ndeshja e luajtur në Laç mes vendësve dhe Tiranës. Kurbinasit kanë shfaqur pretendime për një pozicion jashtë loje ndaj sulmuesit Altiparmakovski në momentin kur rezultati ishte 2-0 për ta, ndërsa bardheblutë nuk ishin aspak te bindur për vlerësimin në pozicion jashtë loje të Grecës, pasi pretendonin gol të rregullt. Rasti që ka marrë komentet më të shumta ishte kur kryeqytetasit pretenduan për 11-m për prekje të topit me dorë nga Gjoni brenda zonës.

Në një garë ku përdorimi i VAR-it duket i pamundur, arbitrat do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndaj kërkohet gjithmonë një punë gjithnjë e më e madhe për t’i minimizuar kritikat ndaj tyre.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top