Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Arbitri e ndëshkoi me të kuq, trajneri në kampionatin italian rrezikon shkarkimin

Me katër humbje dhe dy barazime në 6 javët e para, Marco Giampaolo rrezikon shkarkimin nga stoli i Sampdorias. Tekniku i skuadrës gjenoveze nuk i mbajti nervat në minutat shtesë të ndeshjes me Milain dhe ofendoi arbitrin, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa tani mund të vijë edhe vendimi për shkarkim.

Sipas mediave italiane, pritet që gjatë ditës së sotme drejtuesit e klubit të reflektojnë dhe të mbajnë një takim, ku do të vendosin për të ardhmen e trajnerit, i cili që prej largimit nga Sampdoria drejt Milanit në 2019-ën, është shkarkuar edhe dy herë të tjera.

Pas ndeshjes me kuqezinjtë, vetë Giampaolo deklaroi se ka besimin e grupit dhe është i bindur që situata do të ndryshojë shumë shpejt, por nuk ngurroi të akuzojë edhe arbitrin për drejtim favorizues ndaj Milanit.

“Pas kartonit të kuq të Leaos, që ishte i stërmerituar, arbitri drejtoi vetëm me një krah, duke favorizuar ndjeshëm Milanin, si për të kompensuar mungesën e një lojtari. Dha shumë faulle të pakuptimtë për ta dhe shumë kartonë të verdhë për ne, duke më nervozuar. Kartoni i kuq për mua ishte i drejtë, pasi i thashë arbitrit k..e. Megjithatë unë kam besimin e grupit dhe jam i bindur që shumë shpejt do të vijnë rezultatet. Kemi bërë edhe sot paraqitje shumë të mirë, ku me pak fat mund të kishim marrë një apo tre pikë”, u shpreh Giampaolo.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...