Futboll

Arbitri Tartari tregon dhunën në Vlorë: Më goditën njerëz të Presidentit Idrizi

Asistenti i arbitrit Emirjon Sino në sfidën e të shtunës në Vlorë, Ilir Tartari, në një lidhje direkte me emisionin ‘Zona Gol’, tregoi me detaje situatën e krijuar në stadiumin Flamurtari, në përfundim të ndeshjes me Vllazninë.

Ai shpjegoi dhunën e pësuar në tunelin për në dhomat e zhveshjes, duke akuzuar Presidentin e vlonjatëve, Sinan Idrizi, si dirigjentin e kësaj situate të papranueshme nga futbolli.

‘Zona Gol’: Juve ishin një nga të dëmtuarit dje në stadiumin Flamurtari. Çfarë ndodhi dje në Vlorë?
Ilir Tartari: Unë u futa i pari në tunel, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes lojtarëve dhe në këto momente pashë Sinan Idrizin që po konfliktohej me policinë, duke u hakërryer edhe ndaj tyre, që kërkonin të mos e lejonin të afrohej drejt meje. Në këtë kohë vjen dikush dhe më godet me grusht. Nxitoj për në dhomat e zhveshjes, por vjen edhe një tjetër dhe më godet sërish. Më vonë mora vesh se bëhej fjalë për kunatin e Presidentit Idrizi dhe shoferin e këtij të fundit.

‘Zona Gol’: Po gjatë lojës pati probleme?
Ilir Tartari: Ndeshja shkoi shumë mirë dhe unë mendoj se nuk klasifikohej si problematike. Ishte diçka e papritur prej meje, ajo dhunë në dhomat e zhveshjes.

‘Zona Gol’: Presidenti Idrizi tha se ju kishit sharë me libër shtëpie vlonjatët…
Ilir Tartari: Ju keni videot e transmetimit të ndeshjes dhe të paktën mimikën time mund ta shikoni dhe të verifikoni nëse kam sharë apo jo. Unë isha i qetë gjatë gjithë lojës dhe nuk e kam as në natyrë që të shaj apo të bëhem protagonist në të tilla raste.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency