Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Arbri: Kualifikimi mbetet i hapur, Goxha mund ta bëjë sulmuesin!

Në mungesë të trajnerit të parë Dovedan i cili ishte i skualifikuar, për mikrofonin e Supersport në fund të sfidës së fituar ndaj Laçit me shifrat 2-0 për mikrofonin e Supersport foli ish-mbrojtësi Polizoi Arbri aktualisht në rolin e zëvendëstrajnerit te skuadra ballshiote.

“Ishte një ndeshje mëse normale, deri diku nga ekipi ynë kishte kontestime. Ishte një lojë përfekte nga të dy skuadrat. Fusha tregoi tjetër gjë nga ekipi i Ballshit duke dominuar me raste.

Kualifikimi- Ne e dimë forcën e Laçit. Ka skuadër cilësore. Gjithësesi gjithçka mbetet e hapur. Akoma s’e kemi siguruar kualifikimin. Do e kërkojmë në Laç.

Sulmi- Goxha ka luajtur dhe me Erzenin si sulmues. S’është çudi ta shohim dhe në të ardhmen në sulm.

Merkato- Presidenca po punon për 2-3 afrime cilësore. Mesa di, më duket kanë ardhur. Unë akoma jam i ri dhe s’jam ambientuar akoma me ekipin”, u shpreh Arbri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...