Paco Alcacer, edhe pse ka udhëtuar me Borussia Dortmund drejt jugut të Spanjës në Marbella, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore për pjesën e mbetur të kampionatit, duket se nuk e ka aspak të sigurt qëndrimin te verdhezinjtë.
Ardhja në skuadër e talentit Haaland, ka bërë që ish-lojtari i Barcelonës të përfundojë në merkato. Agjentët e 26-vjeçarit ia kanë ofruar futbollistin Atleticos së Madridit, por drejtori sportiv i gjermanëve Zorc kërkon 40 milionë Euro për ta lënë të lire futbollistin, shumë kjo e konsideruar e lartë nga “Los Colchoneros” të cilët kanë refuzuar të shpenzojnë aq shumë.