Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ardit Hila kthehet në Superiore, firmos për dy vite me Kukësin

Kukësi kthen në Superiore Ardit Hilën. Klubi verilindor nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare lajmëron nënshkrimin e një kontratë dyvjeçare me mesfushorin elbasanas. 28-vjeçari i bashkohet skuadrës që e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë pas një përvojë 2-vjeçare në Superligën e Kosovës me Prishtinën dhe Gjilanin.   

Hila është një njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi ka qenë pjesë e skuadrës se Elbasanit, Teutës dhe Partizanit, madje me të kuqtë ka fituar titullin kampion.

“Më ka munguar Shqipëria. Ika si kampion dhe shpresoj të rikthehem si kampion me Kukësin. Pse Kukësin? Me bindi projekti i Kukësit dhe fakti që luan gjithmonë për trofe, ma bëri më të lehtë zgjedhjen time. Uroj që në Kukës të rikthejmë trofeun e titullit kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Forca Kukësi!”, u shpreh Hila në prononcimin e tij të parë si futbollist i Kukësit në faqen e klubit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...