Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ardit Hila transferohet në Kosovë, firmos me Prishtinën

????????????????????????????????????

Pas negociatave jo të lehta, FC Prishtina ka bindur mesfushorin, Ardit Hila, që t’i bashkohet Prishtinës dy vitet e ardhshme.

Hila, 26 vjeç, i lindur më 06.01.1993 në Elbasan, në edicionin 2018/19 është shpall kampion me Partizanin, duke u paraqitur në 27 ndeshje në kampionat. Hila, pas një viti në Partizan, më parë është paraqitur tre vite me Teutën dhe dy vite me Elbasanin. Si mesfushor qendror, në të gjitha garat zyrtare, ka regjistruar 159 paraqitje duke shënuar 15 gola dhe asistuar në 9 gola.

“Është e vështirë ta ndërrosh Partizanin dhe me gjithë ofertat tjera që nuk munguan, as nga skuadra pretenduese, por projekti i Prishtinës, trajneri Josa dhe udhëheqja e klubit, më bindën me planin dhe si përfundim vendosa t’i bashkohem Prishtinës. Të them të drejtën nuk është që di shumë për futbollin këtu, por vije për të fituar, sidomos kampionatin, me të cilën pa mburrje them se tani e kam një përvojë të tillë të fundit me Partizanin, dhe besoj se do ta ndihmoj shumë ekipin drejt këtij rrugëtimi, e që Prishtinës i mungon. Shpresoj shumë që gjithçka të ecën siç është më së miri”, ka thënë Hila, me rastin e nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me bardhekaltrit.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...