Kategoria Superiore

Ardit Hoxhaj në “FanZone”: Ju tregoj pengun e karrierës, në Vlorë qëndroj nëse …

Sulmuesi i Flamurtarit, Ardit Hoxhaj, në lidhjen direkte me “FanZone”, tregoi pengun e karrierës së tij. 25-vjeçari nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit në Vlorë, nëse do të ketë një projekt serioz.

Pengu i karrierës: Pengu im ky është, që nuk kalova te Pas Janina. Shkova atje, kur ekipi po përgatitej për kupat e Europës. Ishte arritur paraprakisht marrëveshja për 30 mijë euro dhe 50 për qind të kartonit. Do të luaja direkt në Europë, sepse trajneri më pëlqente dhe më kishte programuar në formacion. Presidenti i Bylisit rriti pretendimet dhe nuk u arrit marrëveshja, ky është pengu im.

Motivi për të luajtur: Të respektojmë fanellën e Flamurtarit. Nga bisedat që kemi patur me shokët kemi menduar pse të mos luhet kampionati dhe të tregojnë vlerat tona. Rëndësi ka të jemi të kërkuar në merkato, pak rëndësi ka nëse do të qëndroj te Flamurtari apo do të shkoj diku tjetër. Fryma e grupit na ka mbajtur që jemi akoma këtu.

E ardhmja: Sa i përket merkatos, gjëja e parë që do të bëj pasi të përfundojë kampionati do të flas me presidentin. Nëse do të kemi projekt serioz, pse të mos qëndroj të Flamurtari, në të kundërt do të marrim vendime të tjera.

Transferimi jashtë: Para katër-pesë ditësh kisha një bisedë me Andi Lilajn dhe po flisnim për të kaluarën. Sa keq që nuk kalova te Pas Janina. Ai më pyeti sa vjeç je, 25 i thashë. Në këtë moshë, më tha Andi, kam ikur jashtë Shqipërisë, nuk është kurrë vonë.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency