Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Arena Kombëtare” humb një tjetër garë, Superkupën e merr stadiumi i Portos

Merr fund ëndrra e Shqipërisë për të pritur finalen e Superkupës Europiane të sezonit 2019-2020, në stadiumin në ndërtim, ‘Arena Kombëtare’.

UEFA publikoi pasditen e sotme stadiumet që fituan të drejtën për të pritur finalet e Champions Leagues, Europa Leagues dhe Superkupës Europiane, për sezonin 2019-2020 dhe fitues për eventin ku garonte ‘Arena Kombëtare’, u shpall stadiumi i Portos në Portugali, ‘Estadio Do Dragao’.

Ndërkohë finalja e Champions Leagues do të luhet në Stamboll, në stadiumin e rikonstruktuar ‘Ataturk’, i njëjti ku u luajt edhe finalja e famshme Milan-Liverpool. Polonia do të presë finalen e Europa Leagues, në stadiumin e Gdanskut, ‘Arena Gdansk’, që gjithashtu është rikonstruktuar së fundmi.

Shqipëria humb kështu tentativën e dytë për të sjellë një ndeshje të një niveli të lartë, në ‘Arenën Kombëtare’, por nuk përjashtohet mundësia për të konkurruar sërish në sezonin pasardhës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...