Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Argëtohet ndaj Sheffield United, Newcastle barazon rekordin e 19 shtatorit 1999

Sheffield United vazhdon të vuajë në Premier League, ndërsa është mundur thellë me rezultatin 0-8 nga Newcastle në takimin e javës së gjashtë.

Miqtë diktuan ritmin gjatë gjithë sfidës, ndërsa u argëtuan në një ndeshje që për ekipin e Howe rezultoi shumë e lehtë, me tetë lojtarë të ndryshëm që gjetën rrugën drejt rrjetës.

Lexo edhe:

Longstaff zhbllokoi takimin në minutën e 21’, ndërsa dhjetë minuta më pas Burn dyfishoi avantazhin e Newcastle.

Pjesa e parë u vulos nga Botman, me këtë të fundit që shënoi golin e tretë për miqtë në minutën e 35’.

Newcastle vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 56’ Wilson shënoi golin e katërt dhe vetëm pesë minuta më vonë Gordon realizoi golin e pestë për miqtë.

Almiron shënoi golin e gjashtë në minutën e 68’, teksa Guimaraes realizoi golin e shtatë në minutën e 73’.

Në fund gjithçka u vulos nga Isak që realizoi golin e tetë për skuadrën e tij në minutën e 87’, duke barazuar rekordin e 19 shtatorit 1999, me Newcastle që atëherë fitonte 8-0 ndaj Sheffield Wednesday, që është dhe triumfi më i thellë në Premier League për këtë klub.

Pas javës së gjashtë të Premier League, Sheffield United renditet në vend të fundit me një pikë, ndërsa Newcastle në vend të tetë me nëntë pikë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...