Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Argjentina mposht Rusinë në miqësore, vendos goli i Agueros

Messi e shpik, Pavon e bën gati, ndërsa Aguero e dërgon në rrjetë. Argjentina arrin vetëm në minutat e fundit t’i imponohet Rusisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Luzhniki” në Moskë. Goli u shënua në minutën e 86-të nga Kun Aguero, pas një kombinimi mes Messit dhe Pavon, me këtë të fundit që i dha mundësinë sulmuesit të Manchester City-t të mposhtte portierin Akinfeev. Organizatorët e Botërorit të ardhshëm duhet të ndryshojnë shumë gjëra për të qenë pretendentë të eventit më të rëndësishëm sportiv të 2018-ës. Shumë fytyra të reja te “bardhekaltrit”, ku spikati Lo Celso, i cili u aktivizua titullar. Gjatë pjesës së dytë trajneri Jorge Sampaoli u dha mundësinë e aktivizimit edhe Papu Gomezit apo Perottit. Vetëm pak minuta në dispozicion të Paulo Dybalas, i cili zëvendësoi pikërisht autorin e golit të vetëm të ndeshjes, Kun Agueron.

https://www.youtube.com/watch?v=eW3S-X232D8

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...