Basketboll

Argjentina është super, mposht edhe Rusinë

Argjentina mundi Rusinë në takimin e fundit të fazës hapëse, duke i mbyllur ndeshjet në grup në vendin e parë. Të dy ekipet e kishin garantuar të drejtën për të vazhduar aventurën e tyre për në fazën e dytë të grupeve të këtij edicioni, të kampionatit botëror të basketbollit për meshkuj, pasi kishin mposhtur respektivisht përfaqësueset e Nigerisë dhe Koresë së Jugut, megjithatë dueli i Ëuhan-it ishte vërtet shumë i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të këtyre dy vendeve në këtë botëror.

Skuadra latino – amerikane e interpretoi më mirë ndeshjen dhe kryesoi për pjesën më të madhe të kohës, madje edhe atëherë kur ekipi rus reagoi duke vënë në dyshim fitoren ishte organizatori i Realit të Madridit Facundo Campazzo që udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje të madhe, që vlen vërtet shumë dhe që padyshim shton besimin në radhët e ekipit argjentinas. Në fakt Argjentina kishte fituar edhe dy përballjet e fundit ndërmjet tyre në Kupën e Botës, e në Qendrën Sportive të Wuhanit skuadra e drejtuar nga trajneri Sergio Hernandez e filloi mirë takimin, duke shënuar 6 pikët e para të ndeshjes.

Rusët frenuan kapitenin Luis Scola, por ai që shkëlqeu në start ishte qendra e Monterrey-t Marcos Delia, sidoqoftë 54-vjecari moskovit Sergei Bazarevich ia mblodhi shpejt rripat skuadrës së tij, që reagoi pa humbur kohë, duke realizuar 17 nga 20 pikët e radhës. Në fund falë një koshi për tre të Campazzo-s në sirenë Argjentina ngushtoi diferencën dhe Rusia hyri në 10′ tjetër me epërsinë 17-12. Perioda e dytë nisi tmerrësisht keq për skuadrën ruse, që pësoi plot 15 pikë radhazi pa shënuar dot vetë asnjë dhe për shumë kohë ekipi argjentinas kryesoi me 10-11 pikë diferencë, gjithsesi në intervalin mes pjesëve dy skuadrat shkuan me rezultatin 39-33, në favor të Argjentinës pas 5 pikëve rresht të realizuara në fund nga Rusia. Në periodën e tretë skuadra e drejtuar nga 55-vjecari Sergio Hernandez u shkëput përsëri, falë lojës shumë të mirë të dyshes Scola – Campazzo dhe Argjentina e mbylli 10′ e tretë me shifrat 53-40. Luhatjet në lojë vijuan edhe në fraksionin e fundit, pasi këtë herë ishte Rusia që shënoi plot 11 pikë radhazi, duke u afruar në vetëm 2 pikë diferencë.

Minutat e fundit loja u ashpërsua ndjeshëm, sidoqoftë skuadra argjentinase e administroi më mirë situatën dhe falë qetësisë së treguar në castet vendimtare ia doli mbanë edhe për të fituar gjithë takimin me rezultatin 69-61. Campazzo e përfundoi ndeshjen me 21 pikë, 6 rebound, 7 asist dhe 3 topa të rrëmbyer nga kundërshtari, ndërsa 39-vjecari Luis Scola kontribuoi me 13 pikë e 8 topa në tabelë. Në krahun tjetër spikati basketbollisti i Khimi-t Andrey Zubkov me 18 pikë, 7 rebound e 3 asist, sidoqoftë me përfundimin e kësaj faze këto dy skuadra tashmë do të bashkohen me dy ekipet që u kualifikuan nga Grupi A, pra me Poloninë dhe Venezuelën.

Në Grupin I Argjentina dhe Polonia e fillojnë fazën e dytë të këtij Botërori me 1 pikë më tepër se Rusia dhe Venezuela, ndërkaq ditën e premte Rusia duhet të mundë patjetër Poloninë, ndërsa Argjentina do të masë forcat me skuadrën përfaqësuese të Venezuelës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency