Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Argjentina fitoi për dy arsye”, Ancelotti: CR7 në Arabi? Jo, ju shpjegoj pse

Në Brazil duan t’i dhurojnë stolin e Kombëtares, por Carlo Ancelotti ndihet për mrekulli te Reali i Madridit. Aventurën e dytë në kryeqytetin spanjoll po e shijon në maksimum dhe nuk ka ndërmend të largohet pa e shkarkuar.

Rekordmeni italian ka analizuar finalen e Kupës së Botës në një prononcim për Radio Anch’Io Sport. 63-vjeçari shpjegon dy arsyet e suksesit të Argjentinës në Botërorin e Katarit, ndërkohë që ka një koment edhe rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos.

Padyshim që ishte një Botëror i bukur, që përfundoi me një finale të madhe. Argjentina fitoi me meritë. Për mendimin tim, argjentinasit gjetën bindjen e duhur për të shkuar te suksesi dhe u udhëhoqën nga një Messi fantastik.

Argjentina fitoi për dy arsye: sepse ka futbollistë të aftë si Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez. Pastaj është edhe Messi. Në finale mbërritën skuadrat që treguan talentin më të mirë individual dhe organizimin më të mirë. Me fjalë të tjera, ata nuk kishin frikë të mbroheshin pavarësisht talentit të tyre.

Messi-Ronaldo? Dualizmi i krijuar mes tyre i ka motivuar me kalimin e viteve. Messi po e mbyll karrierën me fitimin e Botërorit, ndërsa ndryshe po ndodh me CR7, i cili gjithashtu ka zhvilluar një karrierë madhështore.

Cristiano do të mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve, sidomos këtu te Reali. Ai ende dëshiron të konkurrojë në nivele të larta, kështu që nuk mendoj se do të transferohet në Arabi. Bota arabe nuk i përshtatet”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...