Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Argjentina ngjitet në podium, Messi e mbyll me karton të kuq

Argjentina mposhti Kilin me rezultatin 2-1 dhe arriti të renditet në vendin e tretë të Kupës së Amerikës, kompeticion që vetëm nesër do të njohë edhe kampionin e ri, që do të dalë nga finalja mes Brazilit dhe Perusë.

Mbrëmja e sotme në “Arena Corinthias” të Sao Paolos, nisi mjaft mirë për “albicelestët”, të cilët zhbllokuan sfidën që në minutën e 12’ me anë të Sergio Agueros, që shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Lionel Messit.

Vetëm 10 minuta kë vonë Argjentina dyfishoi avantazhin, këtë herë me golin e Paulo Dybalës, që shënoi pas një pasimi të bukur të Giovani Lo Celsos, ndërsa minutat në vijim u karakterizuan nga një tension në rritje mes futbollistëve në fushë.

Kulmi arriti në minutën e 37’, kur pas një dyluftimi normal në vijën fundore, Messi dhe Gary Medel, dy kapitenët e skuadrave, u përfshinë në një zënkë mes njëri-tjetrit, duke u përplasur disa herë gjoks më gjoks, ndërsa arbitri u tregoi të dyve kartonin e kuq.

Të dyja skuadrat mbetën me 10 futbollistë, por tensioni i kilenëve nuk u ul, pasi në minutat në vijim pamë disa ndërhyrje të rënda dhe të qëllimshme të tyre, por arbitri paraguaian De Vivar humbi kontrollin e ndeshjes dhe nuk pati guximin t’i ndëshkojë ato.

Pjesa e dytë ishte më e qetë për futbollistët e të dy skuadrave, por arbitri ishte sërish në një mbrëmje jo, pasi në minutën e 59’ akordoi një 11-metërsh shumë të dyshimtë për Kilin, të cilin Vidal e shndërroi në gol, duke rihapur takimin.

Minutat në vijim sollën disa raste të mira për Argjentinën, por si Aguero, ashtu edhe Dybala e Di Maria, nuk arritën të konkretizojnë, duke bërë që të mbetej në fuqi rezultati 2-1, që ren dit Argjentinën në vendin e tretë, në Kupën e Amerikës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...