Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Argjentina nuk jep shpresë, Scaloni në “gijotinë”

Barazimi i Argjentinës ndaj Paraguait në Copa America ka nxitur një lumë kritikash në drejtim të  trajnerit Scaloni, që konsiderohet përgjegjës për situatën që po përjeton kjo përfaqësuese. Por vetë tekniku heq peshën e përgjegjësisë nga vetja. Mes rezultateve zhgënjyese dhe performancës shqetësuese niveli i mbështetjes nga ana mediatike dhe e tifozërisë ka rënë ndjeshëm. “Trajneri është përfshirë nga një konfuzion total, me zgjedhje autoselektive që nuk mund të jenë pjesë e një filozifie fituese,” shkruajnë mediet më të mëdha në Argjentinë. I pakënaqur ka mbetur edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

“Nuk e kuptoj arsyen e zëvendësimit, mund të kisha vijuar lojën, nuk arrij dot ta besoj,” – shpjegoi 21-vjeçari në përfundim të sfidës, duke iu kundërpërgjigjur vendimit, të padrejtë sipas tij, të trajnerit.

Shqetësimi i artikuluar nga sulmuesi i Interit është, në fakt, pak a shumë shqetësimi i të gjithë të apasionuarve të kësaj përfaqësueseje.

Scaloni e vrau këtë ekip pikërisht atëherë kur nisi të shfaqte shenja jete, ka humbur busullën. Me pak fjalë, procesi i gjyqit më dyer të hapura ndaj të akuzuarit Scaloni ka nisur, duke vënë në diskutim real rinovimin e kontratës. Në rast shkarkimi të trajnerit, do të ishte i 10-ti i larguar në 15 vitet e fundit në stolin e përfaqësueses bardhekaltër.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...