Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Argjentina zhgënjen sërish, Messi rrezikon Botërorin

Botërori 2018 rrezikon të humbasë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit, Lionel Messin. “Mallkimi” i 5 herë fituesit të Topit të Artë me Kombëtaren e Argjentinës vazhdon pasi skuadra “Albiceleste” rrezikon të prekë fundin sepse tashmë skenari që e shikon jashtë Kupës së Botës është shumë pranë. Barazimi 0-0 në “Bombonera” kundër Perusë në 90 minutëshin më vendimtar të eliminatoreve të Amerikës së Jugut e rrezikon seriozisht skuadrën e Jorge Sampaolit që e shikon veten në vendin e gjashtë me 25 pikë, po aq sa Peruja e vendit të pestë që aktualisht mban pozicionin e zonës play off. Një natë dramatike në Buenos Aires ku skuadrës së Sampaolit nuk i bëri punë as mbështetja e stadiumit mitik të Boca Juniors.

Messi dhe skuadra e Argjntinës zhvilluan një pjesë të dytë pothuajse perfekte ku mungoi vetëm goli, ndërsa në pjesën e parë frika e pësimit të golit i rëndoi këmbët e skuadrës bardhekaltër në një ndeshje ku portieri Gallese priti gjithçka mundi për të ruajtur të paprekur portën e tij, ndërsa shtylla i mohoi kënaqësinë e golit Lionel Messit që vazhdon të vuajë me Argjentinën, duke reflektuar një sindromë të vjetër sepse Kombëtarja duket se transformon numrin 10 i cili nuk arrin të bëhet lider i vërtetë në këtë skuadër. Gjithesi, në mbrëmjen e errët të Argjentinës vjen edhe një sinjal shprese pas suksesit të pabesueshëm të Paraguajit 2-1 në Kolumbi.

Në këtë mënyrë, të Martën në Quito të Ekuadorit, Argjentinës do t’i mjaftonte një fitore për të siguruar biletën e kualifikimit direkt në Rusi 2018 ose në rastin më të keq për të arritur zonën play off që jep mundësinë e dy përballjeve direkte me Zelandën e Re. Në përballjet e tjera, Brazili u ndal nga një barazim pa gola në Bolivi, ndërsa Uruguaji regjistroi të njëjtin rezultat në transfertën venezueliane. Kili kaloi 2-1 Ekuadorin por duhet minimalisht të marrë pikë në ndeshjen e fundit në Brazil për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...