Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Argjentinasi i parë në “Diego Maradona”/ Napoli forcon sulmin, detajet e operacionit

Giovanni Simeone është lojtari më i ri i Napolit. Sulmuesi argjentinas vjen pas një sezoni fantastik te Hellas Verona, ekip me të cilin shënoi 17 gola në Serie A.

27-vjeçari ka kaluar në huazim te Napoli (3 milionë euro), klub që do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 12 milionë euro të tjera.

Nëse ekipi i Spallettit e mbyll këtë sezon mes katër më të mirëve, Napolit do t’i kthehet detyrim blerja e lojtarit argjentinas për 15 milionë euro.

Djali i Diego Simeones – trajneri i Atletico Madrid – ka zgjedhur fanellën me numër 18, ndërkohë që ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do përfitojë 1.8 milionë euro në sezon.

Mirë se vjen Cholito”, shkroi menjëherë në Twitter pas depozitimit të kontratës Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, klub që ëndërron fitimin e titullit kampion.

Simeone do të jetë futbollisti i parë argjentinas që do të luajë në “Diego Armando Maradona”. Stadiumi i Napolit mori emrin e legjendës pas vdekjes së tij (25 nëntor 2020).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...