Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arlind Ajeti, i bind të gjithë te Crotone

Arlind Ajeti lideri i ri Crotones. Mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi duket se është ambjentuar shpejt me skudrën e tij të re, Crotone, tek të cilët u transferuar gjatë verës në formën e huazimit nga Torino në drejtim të kuqebluve. “Gazetta dello Sport” një nga mediat e shkruara më në zë në itali,  e ka cilësuar mbrojtësin si një nga më të mirët në fushën e blertë, në takimin Crotone-Hellas Verona. 23-vjecari është vlerësuar nga ekspertët  me notën 7 dhe në aryetimin e berë në lidhje me këtë notë, Ajeti cilësohet si lideri i ri Crotones. I saktë në cdo ndërhyrje, duke mos gabuar për asnjë moment. Në përballjen ndaj Veronës, mbrojtësi kuqezi rrezikoi portën e kundërshtarit në dy momente. Rasti i parë ishte nga një goditje këndi, por topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë. Momenti i dytë ku  për pak Ajeti, mund të kishte realizuar dhe një gol spektakol nga një distancë e madhe, por fati nuk është me të, pasi  topi përpaleset në travers. 23-vjecari u transferua tek kjo skuadër për të pasur një rol protagonisti dhe duket se besimin që i dhanë drejtuesit e klubit kalabrez, Ajeti po ia shpërblen me formen e tij, duke i dhënë sinjale të qarta se ardhja e tij është një goditje e suksesshme. Forma e mirë e Arlind Ajetit është edhe një garanci më shumë për kombetarën kuqezi në repartin e prapavijës,  në prag të dy sfidave eleminatore të botërorit “Rusi 2018” ndaj Lichteshtejnit dhe Maqedonisë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...