La Liga

Arma e Sergio Ramosit për të kërkuar rinovim afatgjatë me Realin

Sergio Ramos do të mbushë 34 vjeç më 30 mars dhe qëllimi i tij është të rinovojë për më shumë se një vit me Realin e Madridit. Ekziston një pengesë në bisedimet me palëve ende pa u ulur në tryezë. Te “Los Blancos” ekziston një rregull, sipas të cilit, rinovimi me lojtarët në moshë të madhe mund të bëhet vit pas viti. Klubi nuk dëshiron të vendosë një precedent dhe aq më shumë Ramos nuk preferon të thyejë rregullin. “E kuptoj që në një moshë të caktuar kontratat rinovohen për një vit,” – deklaroi ai një muaj më parë.

E vërteta është se Sergio Ramos, përtej asaj që përfaqëson figura e tij, si kapiten dhe legjendë e Real Madridit, duhet të heqë çdo dyshim me performancën e tij, për të fituar kontratën afatgjatë.

Fuqia e Ramosit për të rinovuar qënron jo vetëm te fakti që është i padiskutueshëm në mbrojtje, por edhe te gjendjes së tij fizike dhe imuniteti që ka fituar ndër vite nga lëndimet serioze.

Kjo është arsyeja kryesore që e shtyn Real Madridin të rimendojë një kontratë afatgjatë me të. Me vetëm një vit zgjatje të kontratës, do t’i jepte fund marrëdhënies së tij të tanishme me skuadrën e bardhë në moshën 35-vjeçare.

Numrat janë në krah të futbollistit andaluz, ndryshe nga ç’ndodh, përgjithësisht, me futbollistët mbi 30 vjeç (nisin e humbin rëndësinë që kanë në skuadër). Por ky nuk është rasti i numrit 4 të Realit, që jo vetëm mbetet titullar i padiskutueshëm, por performanca e tij ende nuk ja pësuar rënien më të vogël.

Këtë sezon, ai është lojtari i dytë me më shumë ndeshje në këmbë. Ai ka luajtur 34 nga 39 ndeshjet zyrtare të Real Madridit, pra 87 për qind të tyre. Përveç kësaj, ai i kalon në total tre mijë minuta në fushë. Të dhëna që tregojnë vazhdimësinë e Ramosit, i cili në sezonet e fundit gjithnjë i ka tejkaluar 40 ndeshje. Këto statistika janë një armë e fortë për të në bisedimet për të kërkuar një ronovim me shumë se njëvjeçar me klubin mbretëror.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency